Komandant Remit i plotësohet dëshira, Shemi me Ilirët do të këndojnë, veçse jo në “Sunny Hill” por në “Mërgata Fest”

  • S.A /
  • 06 August 2022 - 13:55
Komandant Remit i plotësohet dëshira, Shemi me Ilirët do të këndojnë, veçse jo në “Sunny Hill” por në “Mërgata Fest”

Pasi Rrustem Mustafa i njohur si Remi kërkoi që në Sunny Hill të këndonte edhe këngëtari Shemi me grupin Ilrët, ky i fundit do të jetë performues veçse në një koncert tjetër. Shemi me grupin Ilirët do të këndojë në “Mërgata Fest” në Lipjan të hënën.

Ai ka publikuar njoftimin në Facebook për koncertin për nder të mërgimtarëve.

“Ka me shku hallakam në Lipjan me Shemi Ilrët”, thuhet në postim.

Ish-komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur në masë si Remi, është dëshpëruar me përmbajtjen e paralajmëruar të edicionit të sivjetmë të festivalit “Sunny Hill”.

Remi shkroi në Facebook se “festivali është i varfër” me përmbajtjen aktuale.

(Kosova Sot Online )