Kthimi i Hashim Thaçit në pushtet/ Naim Miftari vjen me akuza të reja

  • gg /
  • 06 August 2022 - 14:22
Kthimi i Hashim Thaçit në pushtet/ Naim Miftari vjen me akuza të reja

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar ndaj atyre që duan ta kthejnë Hashim Thaçin në pushtet.

Miftari përmes një postimi në facebook, thotë se kjo nuk mund të ndodhë.

Sipas tij, kjo është shpresë e tyre që ushtarakisht dhe me policë të Serbisë e sekser të Vuçiqit e Grenellit dhe me Edi Ramën ta kthejnë Thaçin.

Ai shkruan se Kosova nuk do të ndahet kurrë.

Postimi i plotë:

Opozita e Kosovës, Beogradi me bandat e tyre të përbashkëta kriminale në veriun e Kosovës, munden me ra në litar, por edhe 27 ditë ju kanë mbetë RECIPROCITETI do të bëhet.

Janë filma të vizatuar ata që mbajnë shpresë se ushtarakisht e me policë të Beogradit, e sekserat e Vuçiqit si Richard Grenelli me Edi Ramën e me vota të blera, e media mercenaresh do ta kthejnë Hashim Thaçin në pushtet!

Kosova nuk do të ndahet kurrë më!

(Kosova Sot Online)