Dogana e Kosovës kap 750 litra vaj të kontrabanduar nga Serbia

  • G.G /
  • 06 August 2022 - 14:51
Dogana e Kosovës kap 750 litra vaj të kontrabanduar nga Serbia

Njësitet anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës në regjinonin e Mitrovicës kanë kapur 750 litra vaj ushqimor të kontrabanduar me origjinë nga Serbia.

Sipas njoftimit të Doganës, vaji dhe automjeti janë sekuestruar.

Po ashtu për këtë rast kanë filluar edhe procedurat kundërvajtëse.

(Kosova Sot Online)