Ky është shoferi i veturës së aksidentuar në Zhur që vdiq dje në QKUK

  • G.G /
  • 08 August 2022 - 10:47
Ky është shoferi i veturës së aksidentuar në Zhur që vdiq dje në QKUK

Mediat raportuan sot për vdekjen e personit të dytë si pasojë e aksidenti që ndodhi më 12 korrik në Zhur të Prizrenit, mes një kamioni dhe një vetureje. Ditën kritike vdiq njëri nga pasagjerët e veturës, ndërsa dje ka humbur jetën në QKUK edhe shoferi.

Nga Emergjenca bëjnë me dije se bëhet fjalë për Redzep Serifi, 59-vjeçar, i cili nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve që mori para një muaji. Ai u dërgua në këtë qendër për trajtim mjekësor dhe që nga ajo ditë ka qenë në gjendje të rëndë.

Aksidenti dyshohet se u shkaktua nga shoferi i kamionit, Bashkim Krasniqi, 37-vjeçar i cili u arrestua në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi i kamionit ka goditur veturën, derisa po kthehej në të majtë, te vendi i quajtur ‘Kepi Zyles’.

(Kosova Sot Online)