Për një javë, Policia në Ferizaj ka arrestuar 40 persona të kërkuar

  • G.G /
  • 08 August 2022 - 14:30
Për një javë, Policia në Ferizaj ka arrestuar 40 persona të kërkuar

Nga 1 deri më 7 gusht, Policia në Ferizaj, ka realizuar 40 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Siç njofton Policia, ky aktivitet do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Realizimi i urdhëresave të gjykatës gjatë javës

Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja, sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.

Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 01-07/gusht/2022 janë realizuar 40 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

(Kosova Sot Online)