Të gjithë aleatët perëndimor në krah të Kosovës kundër provokimeve të Serbisë me kërcënime force dhe destabilizim!

  • Hajrullah Tërnava /
  • 09 August 2022 - 06:51
Të gjithë aleatët perëndimor në krah të Kosovës kundër provokimeve të Serbisë me kërcënime force dhe destabilizim!

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Serbia me ato veprimet e saja imituese që dinë me i ndërmarr ndaj Kosovës, sikur qëndërmori me barrikadat në veri, në ato pjesë ku territori i Kosovës kufizohet me Serbinë, u zbulua qartazi se e kishte qëllimin provokues të reagimit të Qeverisë së Kosovës. Me këtë edhe njëherë e tregoj veten për të satën herë, që nuk i realizon marrëveshjet e arritura, ato të mëparshmet, duke përfshirë edhe atë të reciprocitetit, të nënshkruar para disa viteve nga përfaqësues të shtetit serb dhe Kosovës.

-Pavarësisht marrëveshjeve që janë nënshkruar për më shumë se një dekadë dialog me Serbinë në Bruksel, ato dokumente nuk janë zbatuara nga ku shtet dhe për këtëështë toleruar nga BE-ja dhe nuk është sanksionuar, edhe pse vazhdimisht Kosova është provokuar duke i shkaktuar incidente kufitare të shpeshta. Edhe tash Serbia prapë po tenton që para opinionit botëror ta fajëson Kosovën, kinse Kosova po i shkakton ato incidente, dhe me këtë po donë ta bindi popullin serbe se Kosova është pjesë e Serbisë, sikur që ende e ka si pjesë përbërëse nëkushtetutën e Serbisë, pavarësisht faktit që GJND-ja e ka arsyetuar shpalljen e pavarësisë si akt të drejtë, për të cilin vendim ishte ankuar vetë Serbia, shtet ky që e ka nënshkruar kapitullimin në vitin 1999 me pranimin e marrëveshjes së Kumanovës, e cila marrëveshje ende është në fuçi së bashku me rezolutën e OKB-së 1244.

Duke qenë në këto linja të sjelljes destruktive dhe manipulative të shtetit serb, shtetet aleate po e mbështesin Republikën e Kosovës dhe Qeverinë në vendimet e saj të drejta në raport me Serbinë dhe kështu po hiqen më në fund të gjitha maskat e perëndimit ndaj politikës agresive dhe me tendenca provokuese e destabilizuese, luftënxitëse të Serbisë në rajon, duke e shfrytëzuar çështjen e Kosovës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka bërë të qartë se NATO është i gatshëm të ndërhyjë në Kosovë, bazuar në mandatin e OKB-së, nëse vihet në pikëpyetje siguria dhe stabiliteti, pas zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me reciprocitetin. Pas bisedës që dje kishte me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për tensionet në veri të Kosovës, ai shkroi në Tvitter se të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e BE-së dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë. “Bisedova me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për tensionet në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë. NATO-ja qëndron e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin e saj të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Stoltenberg.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Presidencës së Serbisë, në bisedë, Vuçiqi i ka thënë Stoltenbergut se Serbia “nuk ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit apo Rezolutën 1244 dhe se nuk ka kërcënuar në asnjë mënyrë paqen, por se vazhdon të sillet me përgjegjësi e seriozitet në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura që lidhen me krahinën jugore serbe”.

Stoltenberg një ditë më parë ka folur edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it, duke përçuar mesazhin që çështjet e hapura të zgjidhen me qetësi dhe dialog. “Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun nën ndërmjetësimin e BE-së.

Mbetem në kontakt të ngushtë me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Stoltenberg në Tvitter, pas bisedës që ka zhvilluar paraprakisht me kryeministrin Albin Kurti.

E në funksion të heqjes dorë nga kërcënimet kundër masave të reciprocitetit me Serbinë që po i zbaton Qeveria e Kosovës, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier ka zhvilluar takim të veçantë me kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq, të cilit përveç se i ka treguar që SHBA-të mbështesin masat e qeverisë së Republikës së Kosovës për reciprocitetin, që janë të bazuara në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011, ja ka bërë me dije se ai gjendet në listën e zezë të SHBA-ve prandaj duhet ta ketë parasysh edhe këtë element.

“Në kontekstin e deklaratave të fundit, më duhet t’iu përkujtoj qytetarëve se nga perspektiva e SHBA-së, Milan Radojiçiq është sanksionuar nga Thesari i SHBA-së në bazë të informacionit tonë për lidhjet e tij me krimin dhe korrupsionin transnacional. Pikëpamja e SHBA-së për këtë individ është e njohur”, zbuloi Hovenier para medieve mesazhin që ia ka dhënë Rakiqit. Në bazë të kësaj çfarëu tha më lartë, po shihet ashiqare se territorin e Kosovës e ruan KFOR si pjesë e NATO-se, dhe sikur që e ceku edhe Stoltenberg, NATO-ja është e gatshme të ndërhyj nëse rrezikohet stabiliteti ndaj Kosovës, dhe kjo është dëshmia më e fortë se Kosova duhet gjithnjë tëjetë besnike ndaj politikave të perëndimit dhe të SHBA-së, dhe çdo hap që e ndërmerr apo duhet ta ndërmerr ndaj politikave serbe, duhet të jatë në harmoni me qëndrimet e SHBA-së dhe të aleatëve të tjerë perëndimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".