Qeveria e Abazoviç pritet të rrëzohet më 19 gusht

  • G.G /
  • 09 August 2022 - 11:57
Qeveria e Abazoviç pritet të rrëzohet më 19 gusht

Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave të Malit të Zi, njëkohësisht kryetari i Partisë Popullore Socialiste, Vladimir Jokoviç deklaroi se ka informacione të besueshme se qeveria e kryesuar nga Dritan Abazoviç do të rrëzohet në seancën e 19 gushtit.

Për Radio Televizionin Malazez, Jokoviç u shpreh se Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Mali i i Demokratik, kanë rëndë dakord për rrëzimin e qeverisë.

“Informacioni im është shumë i besueshëm. DPS dhe Demokratët kanë rënë dakord për gjithçka, është në dorën e tyre. Ne e kemi përfunduar objektivin politik në qeveri dhe jemi plotësisht të lehtësuar të presim rezultatet e votimit më 19 gusht”, u shpreh Jokoviç.

Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe.

Partia e presidentit Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviç.

(Kosova Sot Online)