PL paraqet pjesë nga kontratat e inceneratorit të Tiranës: Është marrë kredi me pronat tona

  • S.A /
  • 09 August 2022 - 12:40
PL paraqet pjesë nga kontratat e inceneratorit të Tiranës: Është marrë kredi me pronat tona

Në një deklaratë për shtyp, kreu i Partisë së Lirisë-së dhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj kanë paraqitur pjesë nga kontratat e inceneratorit të Tiranës, ku kompania që ka marrë kredi ka vënë pronat publike si garanci.

Shehaj tha se janë rreth 16 milionë dollarë që janë marrë kredi dhe se në shkurt të këtij viti banka i ka dërguar vazhdimisht letra kompanisë  si pasojë e mos shlyerjes së këstit. Ajo deklaroi po ashtu se është marrë kredi dhe për automjete të cilat nuk dihet ku janë dhe se një pjesë e mirë e parave dërgohen jashtë vendit.

Shehaj: Te kontrata nr.9 nis diçka, neni e thotë qartë që kompania ka garanci të lërë për të marrë krdi në bankat e nivelit të dytë, lihen peng jo vetëm kompania por edhe rruga për aty.

Do flasim vetëm për kompaninë e Tiranës, 8 milionë euro e fundit, 8 kredi në total, 16 milionë dollar është shuma e mbetur nga këto kredi. Bankat kanë qenë në rregull, me seriozet në proces.Në prill të 2021, kontrata 1 milion dollar, kontrata tjetër 2 milionë dollarë, tjetra 1.5 milionë euro, 2.5 milionë dollarë.
305 milionë kontratë, ka disa anekse të tjera, në 22 maj të 2020 kopmania përfiton dhe fond dhe kredi kur dihet botërisht që ka punuar dhe ska pushuar ndonjëherë, 250 milionë lekë të vjetra.MIrë nga paratë nga bashkia e buxheti por do paguajmë dhe këtë tani. 8 milionë euro është kredia më e madhe që kanë marrë. Që të merrej kjo kredi duheshin këto dy shkresa, i drejtohen bashkisë Tiranë dhe ministrisë së Infrastrukturës, ku kërkohet miratimi. Në 1 nëntor këto institucione vihen në dijeni, të gjitha të ardhurat e bashkisë kalojnë te kjo bankë, dhe u thuhet jepni konfirmimin se e keni marrë njoftimin. Bashkia ka dhënë miratim.

Në 7 dhjetor, banka i drejtohet kompanisë që këstin e fundit 1 milionë euro nuk ta jap dhe të kam vendosur një kusht thotë. Kompania e Tiranës merr edhe garanci sovrane. Shteti e dinte për hetimin penal, sekuestrimi i dokumentacionit ka nisur që në shtator, banka kur u arrestuan zotërinjtë nuk ia dha një pjesë të parave.

Ky është një vendim që është në anglisht, i asamblesë që do të investonte në vend. Kompania ka vendosur si barrë dhe prona dhe tokë, e ndërkohë incinerator nuk kemi. Në shkurt nisin problemet për kompaninë, banka u dërgon letra, ka marrë kredi dhe për blerjen e makinave që as nuk e dimë ku janë.

81 ditë vonesë, për këto kontratat e tjera 450 milionë lekë me vonesë, e nëse s paguhen ajo që konfiskon banka janë pronat e shqiptarëve. Është marrë kredi me pronat tona. Kemi një transfertë të 2021, marrin lekët e shqiptarëve dhe cojnë para te kompania mëmë në Amsterdam. Kjo skemë tregon qartë se si paratë tona nuk rrinë në Shqipëri, ne do ja japim SPAK. Individi Erion Veliaj si përfitues ishte i interesuar që kjo kontratë të mbaronte në kohë.

(Kosova Sot Online )