Prishtinasi gjuan me armë në drejtim të djalit të hallës, pastaj arratiset

  • G.G /
  • 09 August 2022 - 13:56
Prishtinasi gjuan me armë në drejtim të djalit të hallës, pastaj arratiset

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se djali i saj posedon armë zjarri dhe i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të hallës së tij.

Policia njofton se viktima nuk është qëlluar, derisa thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:50.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 13 copë fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarje të narkotikëve.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari gjendet në arrati.

(Kosova Sot Online)