Ministria e Financave ka një njoftim për përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive

  • G.G /
  • 09 August 2022 - 14:32
Ministria e Financave ka një njoftim për përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin dhe të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë apo vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12.08.2022.

Andaj, “ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre. Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

(Kosova Sot Online)