Operacion dramatik shpëtimi në qytetin ku u xhirua James Bond

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 16:15
Operacion dramatik shpëtimi në qytetin ku u xhirua James Bond

Matera, qyteti antik italian ku u xhirua filmi, i “James Bond”, “No Time to Die”,  u bë skenë e një momenti dramatik shpëtimi.

Një helikopter zjarrfikës u angazhua për shpëtimin e një alpinisti që mbeti i plagosur teksa po ngjitej në një zonë pranë lumit Gravina në periferi të Materës, një qytet që sjell në mend kohërat parahistorike.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua nën sfondin e shpellave prej guri gëlqeror në shpatin e kodrës, në një stil që dukej se sfidonte gravitetin.

Operacioni spektakolar përfundoi me sukses dhe alpinisti u transferua në spitalin “ Madona delle Grazie”  ne Matera, me një frakturë në këmbë. 

(Kosova Sot Online)