Shpërthime dhe tym i zi, çfarë po ndodh në bazën ajrore ruse

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 17:03
Shpërthime dhe tym i zi, çfarë po ndodh në bazën ajrore ruse

Dëshmitarët okularë i thanë Reuters se dëgjuan disa shpërthime të forta dhe panë tym të zi që ngrihej nga drejtimi i një baze ajrore ruse në Novofedorivka në Krimenë perëndimore sot.

Videot e shpërndara në mediat sociale gjithashtu treguan tymin që ngrihej në zonë.

Sipas raportimeve, të paktën 12 shpërthime janë dëgjuar rreth orës 15:30 (me orën lokale) pasditen e sotme.

Sipas Ria Novosti , ata duan që komandanti rajonal Sergej Aksenov të largohet nga rajoni.

Aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë në Federatën Ruse u bë në vitin 2014.

(Kosova Sot Online)