Aksident mes kamionit dhe veturës në Vushtrri

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 17:36
Aksident mes kamionit dhe veturës në Vushtrri

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, më saktësisht në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti tha  se nga hetimet fillestare bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Ai tha se në këtë aksident janë lënduar tre persona, të cilët më pas janë dërguar për trajtim mjekësor.

Image


(Kosova Sot Online)