Kurti uron Zejnullahu-Raçin për detyrën e re si u.d. e drejtoreshës së SHSKUK-së

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 19:30
Kurti uron Zejnullahu-Raçin për detyrën e re si u.d. e drejtoreshës së SHSKUK-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim u.d. drejtoreshën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) Pranvera Zejnullahu Raçi dhe e uroi për marrjen e detyrës së re.

Bëhet e ditur se në takim u diskutuan sfidat aktuale në ShSKUK dhe strategjitë e reformimit të sistemit të kujdesit shëndetësor dytësor dhe tretësor.

Zejnullahu Raçi prezantoi planet afatshkurtra dhe imediate për përmirësimin dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët, si dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm për punonjësit shëndetësorë.

Kurti ofroi përkrahjen e Qeverisë për realizimin e objektivave për kujdes sa më të mirë shëndetësor, për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.​

(Kosova Sot Online)