Peci: Lejimi i shamisë në shkolla, goditje në themel e sekularizmit

  • A.P /
  • 09 August 2022 - 22:11
Peci: Lejimi i shamisë në shkolla, goditje në themel e sekularizmit

Lulzim Peci ka thënë disa fjalë rreth lejimit të mbajtjes së shamive nëpër shkolla. Në një status të gjatë në Facebook, Peci ka thënë se kjo do të ishte një goditje në themel e sekularizmit.

Ai ka shtuar se shpreson që “qeveria nuk do të bëjë një gabim madhor” duke ndryshuar udhëzimin administrativ që nuk lejon mbajtjen e shamive nëpër shkolla.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Disa fjale per kerkesen per lejimin e uniformes fetare – apo shamise ne shkolla.

Shpresoj se Qeveria e Kosoves nuk do te beje nje gabim madhor duke e ndryshuar udhezimin administrativ qe ndalon bartjen e uniformes fetare – shamise ne shkolla, pasi me kete karakteri sekular i vendit tone do te goditet ne themel, e me kete edhe shtylla mbajtese e identitetit shqiptar ne vendin tone.

Se pari duhet te shtrohet pyetja se cfare agjende jane duke shtyer ata qe po e kerkojne kete gje? A kemi ketu te bejme me te drejtat e njeriut, apo me ate qe e ka emrin e vertete – futjen e islamit politik permes deres se vogel ne institucionet shteterore? Une jam i bindur qe ka te beje me te dyten, qe ne thelb ka te beje me ndryshimin e karakterit sekular te Kosoves qe do ta shkaterroj kohezionin shoqeror te popullit tone.

Keto cfare po them, nuk jane hamendje, por eshte nje bindje e ndertuar nga hulumtimet ne terren te zhvilluara ne vitet e fundit ne shume pjese te Kosoves.

Kjo agjende e shami-kerkuesve eshte afatgjate, dhe per cak ka gjeneratat e ardhshme, permes transformimit te se cilave metohet te nderohet karakteri shoqeror dhe politik i vendit dhe popullit tone.

Nje agjende e tille, ne thelb ka per qellim trasimin e nje agjende anti-perendimore qe eshte ne kundershtim me vete bazamentin e civilizimit evropian te popullit shqiptar, dhe ate qe permes premisave te “vellazerise muslimane” ta metastazoj ideologjine e “umase muslimane” qe tani ka marre permasat e nje “kombi global”, qe nuk i njeh identitetet nacionale te kombeve te ndryshme qe kane besimtare islam.

“Umaja muslimane” tanime eshte duke zene rrenje tek gjeneratat e reja. Nje numer i konsiderueshem i te rinjeve i konsideron me te afert muslimanet e nje vendi te larget islam, si p.sh. Indonezise, qe kur nuk i kane takuar ne jeten e tyre, se sa nje shqiptar te konfesionit tjeter, apo ateist.

Me kete agjende, do i plotesohen te gjitha deshirat Serbise dhe armiqeve te tjere te Kosoves, ashtu si ju jane plotesuar deshirat e Rusise ndaj Cecenise, qe nga nje popull me nacionalizem sekular, kur ishin nen udheheqjen e gjeneralit Dudajev, dhe pothuajse e kishin pavaresine ne dore, u shnderruan ne vasal te ndyte te Rusise nen udheheqjen e radikalit islamik Kadyrovit, qe bashkjeton me ortodoksine ruse, dhe lufton kunder Ukraines pro-perendimore.

Edhe nje gje qe duhet ta kemi te qarte, eshte fakti qe pothuajse asnje nga vendet islame, nuk e konsideron armik Rusine e Putinit, ndersa ata e respektojne mbrojtjen amerikane, kryesisht prej frikes qe e kane nga Irani.

Prandaj, duhet ta vejme gishtin ne koke, dhe te mos e shkaterrojme te ardhmen e vendit dhe te popullit tone, qe e ka arritur lirine dhe pavaresine me shume sakrifica dhe me ndihmen kyce te perendimit, aty ku e kemi edhe vendin si popull me civilizim evropian.

 


(Kosova Sot Online)