Fëmija që u rrezikua duke u bartur me trotinet, policia nis të merret me rastin

  • G.G /
  • 10 August 2022 - 10:05
Fëmija që u rrezikua duke u bartur me trotinet, policia nis të merret me rastin

Policia e Kosovës ka nisur trajtimin e informatës pas publikimit në media të pamjeve ku shihet një burrë me trotinet elektrikë, ku edhe e kishte vendosur një fëmijë.

Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Pas publikimit, informata po trajtohet dhe konform autorizimeve do të ndërmirren të gjitha veprimet”, tha Ahmeti .

Trotinetet elektrikë janë shtuar me të madhe në Prishtinë teksa komuna e Prishtinës ka paralajmëruar rregullore për shkak të telasheve që po sjellin në trafik.

Video është publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes”.

https://www.facebook.com/watch/?v=331291949124581

(Kosova Sot Online)