NATO e gatshme të intervenojë në Veri nëse ka rrezik, siguron Stoltenberg

  • G.G /
  • 10 August 2022 - 10:17
NATO e gatshme të intervenojë në Veri nëse ka rrezik, siguron Stoltenberg

Kyçe për sigurinë rajonale është që dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë, tha Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jen Stoltenberg në një intervistë për të përditshmen malazeze “Vijesti”.

Referuar tensioneve të fundit në veri të Kosovës si pasojë e masave të reja të qeverisë së Kosovës, Stoltenberg tha se misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, “po e monitoron me kujdes situatën”.

“Kohëve të fundit bisedova me udhëheqësinë e Prishtinës dhe Beogradin rreth tensioneve në Veri. Të gjitha palët duhet të mirëmbajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe në mënyrë konstruktive të angazhohen në dialogun e BE-së”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

(Kosova Sot Online)