
Qeveria ndan 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim për ndarjen e 100 mijë eurove për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik.
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se kjo shumë ndahet për të punësuarit në sektorin publik që kanë mbetur pa u mbështetur në rundin e parë.
Paratë do të ndahen nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.
Mbledhja e Qeverisë është duke vazhduar.
(Kosova Sot Online)