Qeveria e hapi kuleten me 40 milionë euro për KOSTT-in

  • S.A /
  • 10 August 2022 - 13:12
Qeveria e hapi kuleten  me  40 milionë euro për KOSTT-in

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se janë ndarë 40 milionë euro për KOSTT-in.

Rizvanolli këtë vendim e cilësoi si “njërin nga vendimeve të rëndësishme”.

“Jemi në një moment vendimtar për sektorin e energjisë dhe për shtetin. Marrëveshja e kyçjes së KOSTT-it në ENTSO-E, që është marrëveshje dyvjeçare me mundësi ripërtërirje, është duke skaduar dhe është momënti kur 23 shtetet që janë nënshkruese të kësaj marrëveshje, do të vendosin nëse do ta vazhdojnë marrëveshjen e kyçjes për Kosovën”, tha ajo.

Ajo tha se këto 40 milionë euro janë për shlyrjen e këtyre obligimeve që mundësojnë përmbushjen e detyrimeve të shtetit të Kosovës dhe KOSTT-it ndaj ENTSO-E dhe vazhdimin e marrëveshjes së kyçjes.

(Kosova Sot Online )