E pabesueshme por e vërtetë, pas 5 dekadash, 70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

  • S.A /
  • 10 August 2022 - 13:16
E pabesueshme por e vërtetë, pas 5 dekadash, 70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

Një pensioniste ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë pasi ishte e martuar prej 54 vitesh. Chandravati, nga Rajasthan, Indi, solli në jetë një fëmijë 3.1 kg në fillim të kësaj jave. Tani 70 vjeç,  e moshuara dhe burri i saj pritën fëmijën e tyre të parë pas një faze të suksesshme të fekondimit in vitro (IVF). Ata kishin 54 vite që përpiqeshin të bëheshin me fëmijë, shkruan The Mirror. Gopichand, babai i foshnjës, 75-vjeç tha: Chandravati qante nga lumturia.

Gopichand u plagos kur ishte ushtar dhe pas kësaj e kishte të vështirë të kishin fëmijë. Nëna dhe foshnja thuhet se janë mirë, sipas raporteve të mediave lokale. Për 5 dekada çifti vizitonte rregullisht mjekun në përpjekje për të pasur një fëmijë. Ata iu drejtuan qendrës së fertilitetit përmes një të afërmi dhe arritën të kishin fëmijën e tyre në raundin e tretë të IVF-së. Pavarësisht se janë të kënaqur që më në fund arritën të kenë një fëmijë, ata pranojnë se kanë disa rezerva për tu bërë prindër një moshë kaq të madhe.

(Kosova Sot Online )