Po paralajmërohet krizën për rrymë në Kosovë

  • G.G /
  • 10 August 2022 - 13:26
Po paralajmërohet krizën për rrymë në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike, pasi sipas saj, ky dimër do të jetë i jashtëzakonshëm.

Në një konferencë për media, ajo tha se janë duke ndërmarrë masa të “nevojshme dhe të realizueshme brenda një periudhe të shkurtër”.

Rizvanolli njoftoi se KEK- u po ‘përpiqet’ që të ndërhyrjet në Kosovën A dhe B të përfundojnë para dimrit.

“Dimri i ardhshëm është tejet i vështirë për Evropën, kjo do të na ndikojë edhe neve në masën që ne kemi nevojë për import të energjisë… Në këtë aspekt është mirë që edhe ne të jemi të vetëdijshëm për çfarë vështirësitë që po na presin. Ne jemi duke i ndërmarrë të gjitha masat që janë të nevojshme dhe të realizueshme brenda një periudhe të shkurtër…  KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që ndërhyrjet në blloqet A dhe B të përfundojnë para dimrit që të minimizohet mundësia për avari. Nga ana tjetër duhet të kursejmë energji”, ka thënë Rizvanolli.

”Duhet të kursejmë energji, sa i përket masave që po marrim si qeveri. Çmimi i peletit është çështje që preokupon qytetarët por na preokupon edhe neve si qeveri. Do të shohim edhe nga ana e rregullimit të çmimeve, është duke u përgatitur një rregullore për çmimet e produkteve esenciale. Kursimi i energjisë elektrike do të jetë kyç gjithashtu, secili prej nesh në shtëpitë tona duhet të bëjmë maksimumin”, tha ajo ndër të tjerash.

(Kosova Sot Online)