Punëtori i ‘Eurokos Petrol’ në Shtime dërgohet në QKUK, i eksplodoi cisterna duke e mbushur me naftë

  • G.G /
  • 10 August 2022 - 13:41
Punëtori i ‘Eurokos Petrol’ në Shtime dërgohet në QKUK, i eksplodoi cisterna duke e mbushur me naftë

Një punëtor i kompanisë ‘Eurokos Petrol’ në Shtime është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim pasi ka pësuar lëndime nga eksplodimi i një cisterne statike.

Burime nga Emergjenca në QKUK kanë bërë të ditur se i lënduari është dërguar në këtë qendër pasi fillimisht kishte marrë ndihmë mjekësore në Shtime, por për shkak të plagëve është transferuar.

Viktima po dyshohet se u lëndua derisa po e mbushte cisternën me naftë, e cila më pas eksplodoi në punishten e një gurthyesi në fshatin Belinc.

Si pasojë e lëndimeve, punëtori po merr trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia dhe Prokuroria janë vënë në dijeni për rastin. Me urdhër të Prokurorit janë bërë ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes, për të ndërmarrë më pas veprime tjera hetimore.

(Kosova Sot Online)