Vetëm sanksionet e ashpra amerikane dhe forca ushtarake ndalojnë politikën agresive serbe në rajonin e Ballkanit

  • Muhamet Kelmendi /
  • 10 August 2022 - 13:47
Vetëm sanksionet e ashpra amerikane dhe forca ushtarake ndalojnë politikën agresive serbe në rajonin e Ballkanit

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Krimi ndalet me masa penale. Megjithatë, duhet thëne se Serbia me politikën neoimperialiste ndalet vetëm me forcën e armëve. Arma e ndal shtetin serb. Masat tjera janë treguar të pasuksesshme.

-Në kuadër të aktivitetit amerikan për ruajtjen e paqes dhe të ndërtimit të sigurisë në Ballkan janë dy rruge që po zbatohen nga administrata amerikane ndaj shteteve:

1. Ndihmat ushtarake të vendeve të rrezikuara dhe deri te veprimet ushtarake.

2. Nxjerrja e ligjeve, sikurse është Ligji i ri amerikan për sanksionimin e atyre që e destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Këto dy masa janë në fakt faktorët që po e ruajnë paqen e brishtë në këtë pjesë të botës. Pa këto dy masa, Serbia si shkaktare e shumë luftërave në Ballkan, me siguri do të bënte agresion ushtarak në Kosovë,në Bosnje e Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Është në natyrën kriminale dhe neoshoviniste serbe agresioni dhe zgjerimi i territorit serb në vrasje, masakrime dhe dëbime masive. Masat e tilla e ndalin. Natyrisht se sanksionimet e atyre që e destabilizojnë Ballkanin Perëndimor janë masat fillestare. Me to synohet të disiplinohen shovinistët dhe të nënshtrohen kriminelët.

Sa do të kenë sukses pritet të shihen! Kjo vlen për çdo force destruktive. Krimi ndalet me masa penale. Megjithatë, duhet thëne se Serbia me politikën neoimperialiste ndalet vetëm me forcën e armëve. Arma e ndal shtetin serb. Masat tjera janë treguar të pasuksesshme. Mirëpo, shpresohet në sukses.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".