Instrumentalizimi i veteranëve të luftës dhe organizatave sindikaliste për protesta kundër Qeverisë, me skenar të destabilizimit

  • Hajrullah Tërnava /
  • 10 August 2022 - 07:00
Instrumentalizimi i veteranëve të luftës dhe organizatave sindikaliste për protesta kundër Qeverisë, me skenar të destabilizimit

Shkruan:Hajrullah Tërnava

Instrumentalizimi i veteranëve të luftës dhe organizatave sindikaliste për protesta kundër Qeverisë Kurti nga opozita, me skenar të destabilizimit drejtë rrëzimit

Për ti shpëtuar ballafaqimit me ligjin, partitë politike opozitare tani po planifikojnë, që gjatë këtyre pushimeve të verës, ti instrumentalizojnë akoma më shumë dhe përdorin Veteranët e luftës dhe të gjitha organizatat tjera të dala nga lufta, që ta sulmojnë qeverinë, të organizojnë protesta me mundësi sa më masive, për ta destabilizuar dhe me plan eventual edhe për ta rrëzuar, duke u arsyetuar në mënyrën më banale, në mos përfshirjen ne ligjin për ngritjen e pagave.

-Situata e qeverisjes të kësaj qeverie në pushtet, kur dihet që e ka shumicën absolute të fituar në zgjedhjet e fundit, tani opozita është në panik. Ish pushtetarët e korruptuar po i frikësohen kësaj qeverie se ajo do ta qeveris vendin për katër vite, dhe me ligjet që po përgatiten të jetësohen, si ligji i Vettingut dhe ligji i konfiskimit të pasurive të pajustifikuara, do ta luftoj krimin në përgjithësi, dhe shume nga ata pushtetar që ishin në pozita nga paslufta e deri më tani do të gjenden para gjyqit për krimet që i kanë krye duke u pasuruar në mënyrë të pajustifikuar.

Për ti shpëtuar ballafaqimit me ligjin, partitë politike opozitare tani po planifikojnë, që gjatë këtyre pushimeve të verës, ti instrumentalizojnë akoma më shumë dhe përdorin Veteranët e luftës dhe të gjitha organizatat tjera të dala nga lufta, që ta sulmojnë qeverinë, të organizojnë protesta me mundësi sa më masive, për ta destabilizuar dhe me plan eventual edhe për ta rrëzuar, duke u arsyetuar në mënyrën më banale, në mos përfshirjen ne ligjin për ngritjen e pagave.

Për planin e organizimit të protestave dhe kërkesat për ndryshime në Qeverinë e Kosovës, është deklaruar së fundi Kryetari i shoqatës së Familjarëve së Dëshmorëve, Xhavit Jashari. Ai ka thënë se Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës insistojnë të përfshihen në projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, në të kundërtën do të dalin për të protestuar në numër shumë më masiv se herën e kaluara para Kuvendit të Kosovës. Jashari ka thënë se protesta do të jetë forma e parë përmes së cilës do të kundërshtojnë miratimin në lexim të dytë të këtij projektligji, i cili ka kaluar leximin e parë pa e përfillur kërkesën e veteranëve, derisa shton se nuk do të mbajnë përgjegjësi edhe nëse protesta do të dalë jashtë kontrollit, që sipas tij, nëse ndodhë më e keqja, përgjegjësia bartet të qeveria dhe jo të veteranët të cilët, sipas tij, po i kërkojnë të drejtat e tyre.

Pas protestës së dytë të veteranëve të mbajtur në muajin qershor, përfaqësuesit e organizatave ishin pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti i cili kishte propozuar hartimin e një ligji të ri për veteranët dhe nisjen e procesit të vlerësimit dhe verifikimit të pjesëmarrësve të luftës, por Jashari thotë se asnjë verifikim nuk mund të bëhet pa përfunduar procesi gjyqësor për veteranët, i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit. Madje Jashari apostrofon edhe emra ministrash dorëheqja e të cilëve do të kërkohet. Ai thotë se Kurti nuk duhet të mbajë në qeveri ministra si Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla që sipas tij janë deklaruar kundër vlerave të luftës. “Do të insistojmë që njerëzit e papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm që nuk kanë vlerë, mandej i fyejnë këto vlera, siç e kemi rastin e Hekuran Muratit dhe Donika Schvarz që të mos jenë pjesë e qeverisë, ne insistojmë që të civilizohen dhe ta rrisin një kulturë të përmasës kombëtare që njerëz të tillë që fyejnë vlerën mbi të cilën vlerë kanë ardhur ata dhe sot i gëzojnë këto pozicione në cilin do institucione, që të mos jenë pjesë e këtyre institucioneve sepse rrugëtimi ynë do të vështirësohet me njerëz të tillë të papërgjegjshëm të pandërgjegjshëm… Mendoj që të korrigjohen në të kundërtën është detyrë e kryeministrit të Kosovës që brenda qeverisë të mos ketë njerëz të tillë që udhëheqin dikastere shumë të rëndësishëm për të zgjidhur problemet e qeverisë”, ka thënë Jashari duke paralajmëruar protesta, qofshin ato edhe të dhunshme në fillim të vjeshtës, në momentin që ligji dërgohet për miratim në leximin e dytë pa plotësimin e kërkesave të tyre të cilat po mbështeten me “infuzion” edhe nga subjektet politike opozitare.

Është për tu habitur se si të tërë veteranët janë nën ndikimin e opozitës, dhe si pjesë e saje po bëjnë çmos se si ta rrëzojnë këtë qeveri nga pushteti, por populli e ka vërejt këtë mangësi dhe defekt, gjë që edhe sondazhe që po mbahen, prapë se prapë LVV-së po i japin përqindje të lartë që mundet prapë me i fitua zgjedhjet në të ardhmen. Duke e pas të qartë këtë situatë të sondazheve, duhet të kemi sjellje korrekte, pozita dhe opozita duhet të bashkohen dhe të punojnë për të mirën e vendit dhe popullit të Kosovës, dhe mos të harxhojnë kohë të kotë për veprime që nuk i kontribuojnë të mirës për vendin tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".