Rama takohet me Erdoganin, tregon për dy temat kryesore të diskutimit

  • G.G /
  • 10 August 2022 - 14:01
Rama takohet me Erdoganin, tregon për dy temat kryesore të diskutimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur pas takimit që e kishte në Ankara me presidentin e Turqisë Recep Taip Erdogan – me ftesën e këtij të fundit.

Në atë takim është diskutuar për krizën energjetike dhe sigurimin e lëndëve të ushqimeve bazë.

“Takim si gjithnjë vëllazëror me Presidentin Endogam dhe projekte konkrete për përballimin e dy sfidave të mëdha të kohës, garantimi i energjisë dhe lëndëve ushqimore bazë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Erdogan ka paralajmëruar një turne në Ballkanin Perëndimor, muajin që vjen.

Ai është bërë ndërmjetësues mes Rusisë dhe Ukrainës, si rezultat i kësaj bashkë me Organizatën e Kombeve të Bashkuara është arritur një marrëveshje për eksportin e grurit. 

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/607363814092617

(Kosova Sot Online)