Ky është 34-vjeçari që dyshohet se rrahu brutalisht një vajzë të re te rruga ‘B

  • G.G /
  • 11 August 2022 - 08:15
Ky është 34-vjeçari që dyshohet se rrahu brutalisht një vajzë të re te rruga ‘B

Mediat dje raportuan për një sulm fizik që ndodhi të mërkurën mbrëma në parkingun e marketit ‘Viva Fresh’ te rruga ‘B’ në Prishtinë, ku viktimë ishte një vajzë 22-vjeçare. Ajo dyshohet se u rrah brutalisht nga një person, i cili më pas u arrestua.

Prokuroria ka bërë të ditur se i dyshuari për sulmin ndaj vajzës së re është Refki Hajzeri, 34-vjeçar.

Hajzeri nuk dihet se çfarë raporti ka me viktimën, e po ashtu mbetet ende i panjohur motivi që e shtyu ta sulmojë 22-vjeçaren.

Hajzeri fillimisht u arratis, por pas një periudhe të shkurtër, ai është dorëzuar në Polici, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot Online)