Kurti dhe Vuçiq thuhet se do ta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për të pagjeturit

  • G.g /
  • 11 August 2022 - 08:25
Kurti dhe Vuçiq thuhet se do ta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 gusht në Bruksel. Në takim duhet ta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë, mëson mediumi opozitar serb, Nova.rs.

Sipas këtij mediumi, teksti i deklaratës është dakorduar në masë të madhe dhe pritet momenti që të nënshkruhet. Për opinionin ende nuk dihet qëllimi zyrtar i takimit Kurti – Vuçiq.

Pala serbe pret që të diskutohet për vendimet e Kosovës për dokumentin për hyrje dhe për konvertimin e targave në RKS, por për Qeverinë e Kosovës kjo çështje është e mbyllur.

Nova.rs shkruan se deklarata që Kurti dhe Vuçiq thuhet se do ta nënshkruajnë në Bruksel do ta mbështeste procesin e gjetjes së personave të zhdukur dhe zbardhjes së fateve të tyre.

(Kosova Sot Online)