Marko Gjuriq mund të jetë kryeministër i ardhshëm i Serbisë

  • G.G /
  • 11 August 2022 - 10:34
Marko Gjuriq mund të jetë kryeministër i ardhshëm i Serbisë

Emri i Marko Gjuriqit, aktualisht ambasador serb në Uashington, po lakohet në qarqet e politikës serbe për postin e kryeministrit, shkruan Danas

Sipas mediumit në Beograd, Aleksandër Vuçiq mund ta ndryshojë përbërjen e qeverisë, ku në vend të Ana Bërnabiq mund të jetë Gjuriq në postin e kryeministrit. Danasi raporton se as Bërnabiqi nuk do të mbetet pa një karrige, por ‘me siguri në ndonjë post minister’.

Kujtojmë se në vitin 2018, Marko Gjuriqi ishte shef i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Po atë vit, Marko Gjuriq ia kishte mësyer Kosovës, përkatësisht Mitrovicës, duke mos pasë një leje për të hyrë në territorin e shtetit tonë.

Gjuriq ishte arrestuar nga Njësia Speciale e Kosovës dhe fotografitë e bujshme ku shihej zvarrë në qendër të Prishtinës, ishin bërë virale.