Kjo është vajza që dyshohet se plagosi Vali Corleonen

  • G.G /
  • 11 August 2022 - 10:50
Kjo është vajza që dyshohet se plagosi Vali Corleonen

Të shtëna me armë zjarri pati në orët e para të mëngjesit në Gjilan.

Si pasojë e këtyre të shtënave, i plagosur mbeti Princ Vali Corleone.

Policia e Kosovë ka konfirmuar rastin në fjalë, derisa është theksuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një femër, 22 vjeçare e cila dyshohet se ka shkrepur armë në në këtë rast.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se e dyshuara në këtë rast Anita Syla. Madje e njëjta për një kohë të gjatë ka bashkëjetuar me viktimën në këtë rast.

A.S, 22 vjeçarja e cila për media ishte bërë e njohur nga bashkëjetesa me Vali Corleonen, shpesh herë kishte ndarë pamje edhe nga shtëpia e viktimës.

Duhet përkujtuar që ajo ishte bërë mjaft e njohur në rrjetet sociale, pikërisht me publikimin shpesh herë të video-ve ku shihej edhe Vali. Madje njëherë ajo kishte publikuar edhe një video ku kërcënonte një nga vajzat e showbizit shqiptarë.

Nga rasti i mbrëmshëm, Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngritet Kallëzim Penal për “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë, teksa Policia e Kosovës është duke hetuar rrethanat e incidentit.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

(Kosova Sot Online)