Kosova duhet të përgatitet seriozisht për ndryshime të reja politike

  • -Blerim Burjani /
  • 11 August 2022 - 11:56
Kosova duhet të përgatitet seriozisht për ndryshime të reja politike

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Ky Kuvend është më i dobëti në historinë e demokracisë kosovare prej vitit 2002, Kuvend me njerëz pa profesion, as zanate nuk kanë të kryer shumica e deputetëve të kësaj legjislature e të mos kërkojmë diçka më shumë prej tyre.

-Shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë në politikë, si nxënësit kur shkojnë për ta mësuar alfabetin në klasën e parë, nga një libër që kurrnjëherë nuk e kanë parë. Edhe me keq, kjo përbërje e legjislaturës së Kuvendit të Kosovës, që po tregohet aq e pa disiplinuar, përbëhet e dominuar nga njerëzit që më parë kurrë nuk kanë pasur as kontratë pune, pra janë njerëz të pa integruar me elementet demokratike për të bërë jetë politike që i kërkon një shoqëri. Edh pse një parti për herë të parë e ka shumicën parlamentar del të jetë e pa organizuar dhe e dështuar në historinë e parlamentarizmit në Kosovë. Kjo është për të ardhur keq. Partitë tjera janë korruptuar , janë pasuruar pa bazë, i kanë bërë të gjitha të zezat për qytetarët por janë pasuruar vetëm për veti skajshmërisht. Partitë politike që qeverisën me vite e dekada të kaluara, dhe rezultuan të jenë të korruptuara, janë këto parti që sot mbeten në opozitë dhe e sollën LVV-në në këtë pozitë këtu ku është sot në pushtet. Kosova duhet të vetëdijesohet dhe të përgatitet për ndryshime të reja politike përmes demokracisë dhe votës plebishitare qytetare.

Dështimi i madhe politik dhe qeverisës aktual i VV ka sjelle dilema për të ardhmen, për qytetarët, sidomos për rininë e Kosovës dhe për profesionistët të cilët e kanë zgjedhur ikjen duke e parë se këtu s’ka gjë për ndryshime të thella e të premtuara as më VV-në e as me të tjerët që deri tash ishin në pushtet. Përgjegjësia kryesore bie mbi inteligjencën e Kosovës, ata janë përgjegjës pse nuk ka zhvillim normal ky shtet por kanë lejuar që për vite të tëra të sillen si të kotur duke pasur disa “lider” të paditur politik që me dekada i kemi pasur në pushtet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".