Shpëtoi mirë, Vali Corleone lirohet nga spitali: Ka shkuar në shtëpi

  • G.G /
  • 11 August 2022 - 12:00
Shpëtoi mirë, Vali Corleone lirohet nga spitali: Ka shkuar në shtëpi

Mjekët e Spitalit të Gjilanit kanë dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të Vali Corleones. Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Ai para pak minutave u lirua në shtëpi nga ana e stafit mjekësor.

Spias mjekëve, Vali u plagos në këmbë. E e dyshuara për plagosjen e tij është një 22-vjeçare.

“U trajtua në Kirurgji. Gjendja shëndetësore e tij është stabile. Plagë pacienti në fjalë ka pasur në ekstremitetet e poshtme, në këmbë. Për momentin ai është në gjendje të qetë. Mjekët sapo më informuan se ai u lirua për në shtëpi”, tha doktor, Uka nga Spitali rajonal i Gjilanit.

39 vjeçari Vali Corleone, që shpesh herë ka përfunduar edhe vetë në pranga, ka përfunduar i plagosur gjatë mëngjesit.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Gjilanit, Corleone është lënduar si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë. Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)