4-vjeçarin shqiptar e zuri rryma, shkon pa shenja jete dhe ndodh mrekullia në spital

  • A.P /
  • 11 August 2022 - 14:50
4-vjeçarin shqiptar e zuri rryma, shkon pa shenja jete dhe ndodh mrekullia në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:30  në lagjen nr.1 në Sarandë.

Duke luajtur me shokët, një 4-vjeçar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ai është shoqëruar menjëherë në ambientet e spitalit pa shenja jete, pasi kontakti me rrymën e elektrike i kishte shkaktuar arrest kardiak.

Por falë ndihmës së parë fëmija i ka shpëtuar vdekjes dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore

(Kosova Sot Online)