Agjentët rus në Kosovë po veprojnë të integruar në strukturat e fshehta serbe që bashkëveprojnë për interesa të përbashkëta antikosovare

  • 11 August 2022 - 18:50
Agjentët rus në Kosovë po veprojnë të integruar në strukturat e fshehta serbe që bashkëveprojnë për interesa të përbashkëta antikosovare

Shkruan: ANALISTI- Xhevat Meha

Veprimtaria e fshehtë e shërbimeve inteligjente ruse në terren, në Republikën e Kosovës është kryer dhe kryhet tani akoma kryesisht përmes rrjetit të strukturave të fshehta serbe, kuptohet të mbështetura nga ato ruse.

Agjentët rus angazhohen vetë drejtpërdrejtë në raste të veçanta. Strukturat e fshehta serbo-ruse në Kosovë deri tani kanë vepruar lirisht, tani kemi kundërvënie nga AKI. Përfshirja e agjentëve rus tani ka për synim që të krijoj destabilizim në veri të Kosovës. Unë besoj se pavarësisht synimit dhe qëllimit të tyre nuk do t'ia dalin. Mundë të ketë ndonjë aksion sporadik nga rrjeti rus por nuk pres të ketë destabilizim siç kërkojë rusët. Vuçiq i gjendur në mes të shumicës së qytetarëve serb pro-perëndimor dhe rrjetit të fuqishëm rus brenda Serbisë, pres që të veproj në interesin e shumicës së qytetarëve serb. Nëse nuk vepron kështu rrezikon humbjen e pushtetit, e këtë nuk do ta lejoj assesi.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".