Konflikti për luftë midis Kosovës dhe Serbisë është real dhe i rrezikshme

  • Muhamet Kelmendi /
  • 11 August 2022 - 23:23
Konflikti për luftë midis Kosovës dhe Serbisë është real dhe i rrezikshme

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Një konflikt midis Kosovës Serbisë veç ekziston. Nuk e ka Kosova asnjë raport normal me Serbinë. Minoriteti serb në Kosovë është organizuar dhe armatosur. Priten veprime kriminale e terroriste. Kjo, jo vetëm me bllokim të rrugëve, por edhe me aksione terroriste në Kosovë.

-Qëllimi serb është krijimi i kushteve që së paku në veri të Kosovës të kemi një gjendje lufte apo edhe të përshtatshme për luftë. Në kuadër të krijimit të kushteve të tilla veç po prinë ideja e Asociacionit serb në veri në kuptim të pushtetit ekzekutiv. Tamam një gjendje si në Donbas të Ukrainës para agresionit rus. Kështu po pitet të shpallet pavarësia e veriut të Kosovës të pushtuar nga serbët dhe mbi këtë edhe ideja e bashkimit me shtetin serb. Me këtë nuk pajtohet BE dhe as SHBA-të. Kuptohet se Kosova assesi një gjendje të tillë nuk mundë ta pranon. KFOR-it i duhet të intervenoj. Mos intervenimi i KFOR-it e detyron Prishtinën me shkuar në veprim për ta luftuar krimin dhe terrorizmin në veri të Republikës. Këtu është edhe momenti kur mundë të vij deri te konflikti i armatosur. Lidhur me këtë është deklaruar edhe Moska, Brukseli dhe Uashingtoni. Moska po e përkrah intervenimin serb dhe veriun e Kosovës të ndarë nga Kosova.

KFOR-i ka deklaruar se nuk lejon kurrfarë konflikti dhe asnjë ç’rregullim të gjendjes në Kosovë. Kosova vetë nuk ka ku shkon. Republika është e organizuar dhe e ka një tërësi territoriale që duhet domosdo ta mbron nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Mbi këtë e kemi një gjendje të rëndë. Më 1 shtator, nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje, priten veprime terroriste nga serbët në veri. E këtu nuk ka ku shkon Kosova. Republika duhet të mbrohet dhe do të mbrohet.

Me këtë krijohet gjendja e luftës midis Kosovës dhe Serbisë.

Dhe, në këtë luftë, anash nuk do mbetet as KFOR-i dhe as SHBA-të. Ata duhet të mbrojnë Kosovën nga agresioni serbo-ruso-sllav dhe kinez i armatosur. Është detyrë e tyre. Nuk është çliruar Kosova që tash të ndahet dhe të copëtohet apo edhe të pushtohet. Jo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".