Prokuroria speciale ta hetoj denoncimin e VV-së,për skandalin e NPB-së me lidhje të korruptuar, të konstruktuar nga krimi i organizuar!

  • Dardan Grapci /
  • 11 August 2022 - 23:31
Prokuroria speciale ta hetoj denoncimin e VV-së,për skandalin e NPB-së me lidhje të korruptuar, të konstruktuar nga krimi i organizuar!

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Prokuroria Speciale e Kosovës uroj të mos hesht dhe as te mos e bej avokatine para këtij skandali teper kriminal, lidhur me NPB-në ,por duhet të vepron sa më shpejtë të jetë e mundur, sepse sa më shumë që të vonohen këto raste dhe nuk merren në konsideratë dhe lihen anash me arsyen se kinse kemi punë tjera krijohen mundësi manipulimi , avokimi e shpëtimi të atyre që abuzuan me ligjin e kushtetuten.

-Nëse prokuroria dhe gjykata vonohen, atëherë kam frikë që kompanitë që janë të përfshira në këtë aferë do të tentojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë për të bërë dallavere me dokumentacionin, gjë që mundet me ardhur deri tek humbja e fakteve apo kërcënimi i dyshimtarëve, nëse ka edhe dëshmitar që mundë të ndihmojnë. Është një veprim i duhur dhe për tu përshëndetur ai që kanë ndërmarr grupi i asamblistëve të VV-së në komunën e Prishtinës. Ky lloj bashkërendimi shkon në funksion të zbardhjes së fakteve akoma më shumë për atë si është vepruar dhe kush ka abuzuar. Pra kanë bërë një hap të duhur, veprim të qëlluar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor edhe Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që kanë dorëzuar padi ndaj NPB-së, padi legale institucionale.

Prandaj NPB-ja dhe kompanitë Made Group Construction Sh.P.K., Alkos Sh.P.K. dhe Madekos Sh.P.K. duhen që sa më shpejtë të gjobiten nga gjykata për pasojat eventuale të helmimit me azbest të qytetarëve, duhet ti dëmshpërblejnë banorët e asaj zone për shkatërrim dhe rrenim edhe të disa objekteve private pa pëlqimin e tyre si dhe për rrezikun nga sëmundjet kancerogjene. Gjithashtu mos të harrojmë që fajtori kryesor i gjithë këtij skandali është ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti&Dardan Sejdiu se bashku me Bordin e drejtoreve dhe ish-nenkryetarin me grupin e tij punues të cilët duhet të përgjigjen për lejimin dhe aprovimin e këtij skandali sikur nje organizate kriminale e bashkestrukturuar per dy mandate.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".