Çka do të bëjë Policia e Kosovës me kamionët që e bllokuan veriun?

  • G.G /
  • 12 August 2022 - 11:54
Çka do të bëjë Policia e Kosovës me kamionët që e bllokuan veriun?

Bllokim rrugësh me kamionë, sulm me armë zjarri e alarme disa orë me radhë. Këto ishin vetëm disa nga veprimet që strukturat ilegale në veriun e Kosovës, kishin ndërmarrë ditë më parë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprociteti.

Kamionët të cilët u përdorën për bllokimin e rrugëve, raportohet të jenë pronë e kompanive publike, që merren me pastrimin e rrugëve si ajo “Standard” ku drejtor u tha të jetë ministri për kthim dhe komunitete Goran Rakiq.

Kamerat dhe aparatat fotografik të gazetave e televizioneve kanë kapur edhe punëtorët e këtyre komapnive, të cilët ishin të uniformuar me veshje që mbanin mbishkrimin e kompanive përkatëse.

Ata po qëndronin afër kamionëve, teksa rrugët u bënë të pakalueshme pikërisht për shkak të prezencës së tyre në rrugë.

Nëse kamionët bllokuan rrugët duke cenuar rendin dhe ligjin e Republikësës së Kosovës, a duhet të konfiskohen të njëjtit?

Kyeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka deklaruar se kjo çështje është ende nën hetime dhe se nuk flet për specifikat e rastit.

“Nuk kam përgjigjje për këtë situatë. Rasti është nën hetim. Jemi duke e hetuar rastin dhe nuk mund të përgjigjemi për specifikat e rastit”m, ka thënë shkrutimisht Kryeprokurori.

Nacionale ka tentuar të marrë një përgjigjje edhe nga Policia e Kosovës në lidhje me këta kamionë. Por edhe nga ta na është thënë vetëm se rasti është ende nën hetime.

“Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime lidhur me ngjarjet në pjesën veriore te Kosovës. Gjitha veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndonëse kamionët janë lehtë të evidentueshëm nga fotografitë, që janë marrë nga atje, siq duket Policia dhe Prokuroria është duke mbledhur ende prova, për të vepruar në lidhje me këtë çështje.

Çfarë ndodhi në veri?

Në 11 raste, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla deklaroi se mërgimtarët kosovarë janë sulmuar nga strukturat paralele, pas bllokadave të rrugëve.

Gjithë kjo në kundërshtim të reciprocitetit të targave dhe dokumenteve të identifikimit.

Vendosja e masës së reciprocitet, solli të dielën tensione dhe dhunë në rrugët e veriut të Kosovës, pasi Qeveria e Kosovës mori vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimi. Reciprociteti u shtye për 30 shtator pas kërkesës së ambasadorit të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili takoi në mënyrë urgjente krerët e shteti.

Pas paralajmërimit të masë së reciprociteti serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Në këto dy pika pati edhe tensione mes policisë së Kosovës dhe serbëeve që bllokuan rrugë. Bile sipas policisë, pati edhe të shtëna me armë.

Pas kësaj këto dy pika u mbyllën, dhe u kërkua nga mërgimtarët që të përdorën rrugë tjera alternative.

Në anën tjetër, pasi qeveria vendosi ta shtyjë zbatimin e vendimit, dje gjatë ditës u hoqën barrikadat, dhe vendimi u pezullua zyrtarisht. Deri në atë kohë, mbi 1 mijë dokumente u lëshuan për serbët që kishin pasaporta e letërnjoftime të Serbisë.

Afati deri kur ky vendim është pezulluar, është data 1 shtator. Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se menjëherë vendimet do të hyjnë në fuqi. Nuk dihet nëse kjo çështje edhe do të diskutohet në Bruksel, në takimin që Kurti e ka me presidentin e Serbisë më datë 18 tetor.

Çfarë thonin banorët?

Fevzi Beqiri për dekada të tëra është banor i “Lagjës së Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut. Gjatë gjithë kësaj periudhe, Beqiri kujton alarme, tensione sa herë që në Prishtinë merrej ndonjë vendim që prekte veriun e vendit. E tensionet e së dielës, ishin vetëm një rikthim në kohë për Beqirin.

Në një rrëfim për gazetën Nacionale, Fevzi Beqiri ka treguar se tashmë janë mësuar me alarmet e tensionet e ngjashme. Megjithatë, Beqiri thotë se situata ka qenë shumë shqetësuese, sidomos për fëmijët.

“Veç zhurma e alarmit luftarak, është ndjenjë jo e mirë. Ajo është shqetësuese për fëmijë, për nipa e mbesa, unë jam gjysh vetë, dhe është shqetësuese për ta. As nuk jam në Kralevë e as Moskë. Pesë pare nuk i dha për askënd”, u shpreh Beqiri.

Si banor i moçëm i kësaj ane, Fevzi Beqiri thotë se ky alarm nuk u ndalë për 6 orë të tëra. E sipas tij, synimi ishte që t’i frikësojnë serbët që e pranojnë realitetin e Kosovës së pavarur.

Alon Ben - Meir / Intervistë | Profesori amerikan: Të shmangen tensionet, reciprociteti të zgjidhet në Bruksel

Skënder Sadiku është zv/kryesues për komunitete në Asamblenë e Mitrovicës së Veriut. Sadiku ka bërë të ditur se sot, për dallim nga një ditë më parë, edhe komuna ka qenë e hapur, pas tensioneve që ndodhën të dielën.

Sadiku si përfaqësues politik i shqiptarëve në këtë anë, flet për tensionet e krijuara në Mitrovicën e Veriut. Ai thekson se shqiptarë e serbë, lëshuan banesat e tyre, duke u frikësuar nga ndonjë eskalim i mundshëm.

“Këto lagjet ku janë të përziera komunitetet, ka pasur tërheqje edhe të familjarëve. Serbët i kanë tërhequr familjarët në pjesën më veriore, edhe shqiptarët i kanë dërguar më në jug familjarët. Ka qenë si një qytet fantazmë. Fatmirësisht që janë tërhequr e nuk ka pasur eksese, edhe pse gjendja s’ka qenë fare e relaksuar”, tregon Sadiku për Nacionalen.

“Ka pasur edhe shqiptarë që kanë tërhequr familjarët. Kur i kanë pasur komshintë duke u larguar, janë frikësuar edhe në lagje. I kanë tërhequr në jug, por tash janë kthyer. Sa isha në veri, komuna funksionon nuk është qysh u kanë, ama ka një normalitet”, shprehet më tutje ai.

Sadiku thotë se tashmë shqiptarë e serbë janë lodhur nga kjo situatë.

“Prej takimeve që kam me asamblistë e shoqrinë civile serbe, është një periudhë e gjatë. 23 vjet në pyetje. Edhe serbët janë lodhur, periudhë kogja e gjatë. Edhe shumë mirë 23 vjet me kanë, mire, mirë lodhesh. Le ma me tensione. Duhet me u marrë me sene ma normale, tash në vend se me kanë bisedat qysh me i ngrit kapacitetet për shkollim, tash kriza e energjisë, ne merremi me kësi telashe, sene banale”, thekson ai.

(Kosova Sot Online)