Politologu serb: Veriu i Kosovës është 'Zona Gri' në të cilën nuk sundon askush

  • G.G /
  • 12 August 2022 - 14:29
Politologu serb: Veriu i Kosovës është 'Zona Gri' në të cilën nuk sundon askush

Sipas njohësit të çështjeve politike, Ognjen Gogiç, Veriu i Kosovës de fakto është një “zonë gri”, ku rrjedhimisht as Kosova e as Serbia nuk ka arritur të shtrijë pushtetin në tërësi.

“Zona Gri” apo “grey zone” në terminologjinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, përkufizohet si një territor ku dy shtete ndeshen për interesat e tyre kombëtare apo edhe vendin të cilën një shtet e përdor për të “ngacmuar” shtetin tjetër.

Në shpjegimin e tij se pse ai e sheh Veriun e Kosovës si zonë gri, politologu serb nënvizon faktin se sipas tij në këtë pjesë të vendit ekzistojnë dy sisteme normative dhe administrative, pra ajo kosovare dhe serbe, ku asnjëri prej sistemeve nuk gjenë hapësir për t’u zbatuar nuk është zbatuar plotësisht.

Dhe mu për këtë arsye, Gogiç, thotë se në këtë pjesë të vendit favorizohet zhvillimi i aktiviteteve kriminale.

Gogiç beson se narrativa aktuale e zyrtarëve kosovarë mbështetet në një imazh stereotip të Veriut si vatër i krimit, si dhe në faktin se SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç.

“Kjo i mundëson Kosovës t’i atribuojë legjitimitet veprimeve të saj. Prishtina bënë rrëmujë kur përpiqet të arsyetojë masat e saj reciproke. Çështja e targave dhe kartave të identitetit të Serbisë nuk mund të barazohet me luftën kundër krimit”, ka thënë Gogiç për të përditshmen serbe Danas.

Sipas tij “lufta kundër krimit është diçka që duhet përkrahur në Veri të Kosovës dhe kudo tjetër”, megjithatë shtonë ai “është e rëndësishme që kjo histori të mos politizohet dhe të veçohet nga çështje të tjera si masat e reciprocitetit”

(Kosova Sot Online)