Komuna merr vendim, s’ka më trotinetë elektronikë në sheshet e Prishtinës

  • G.G /
  • 13 August 2022 - 12:14
Komuna merr vendim, s’ka më trotinetë elektronikë në sheshet e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë urdhër për ndalimin qarkullimit të trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh, ka njoftuar sot nënkryetari, Alban Zogaj.

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar, ka shkruar Zogaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)