Aleksandër Vuçiq po e përdorë planin e Dobrica Çosiqit për ndarjen e Kosovës edhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE

  • -Hajrullah Tërnava /
  • 13 August 2022 - 12:46
Aleksandër Vuçiq po e përdorë planin e Dobrica Çosiqit për ndarjen e Kosovës edhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Serbia si gjithherë me politikat e saja nacionaliste ndaj Kosovës, në çdo mënyrë donë me i arrit qëllimet e saja edhe të atyre ish udhëheqësve të Serbisë si Çosiqit dhe të Millosheviqit që e patën dhe në mënyrë permanente. Planin e tillë e ka dhe po e vazhdon edhe kjo qeveri, plan për copëtimin e pjesëve të Kosovës, prandaj sa po ofrohet koha e bisedimeve që e udhëheqin ndërkombëtarët,po i hiqen maskat mashtruese edhe presidentit të Serbisë dhe politikës së tij grabitqare karshi Kosovës.

-Demaskimi i politikës grabitqare të Vuçiqit po ndodhë edhe nga politikan brenda për brenda shtetit serb, të cilët i dërgojnë mesazhe indirekte Qeverisë Kurti që në dialogun e Brukselit të mos bien në grackë për të bërë gabime e lëshime, në dëm të sovranitetit dhe integritetit të shtetit të njohur të Kosovës edhe ndërkombëtarisht nga shtetet më me ndikim të botës.

Denoncim dhe dekonspirim i tillë i politikës së Vuçiqit vjen edhe nga Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Zharko Koraq, i cili ka folur për qasjen që e ka Beogradi zyrtar, e sidomos presidenti i tanishëm, Aleksandër Vuçiq, karshi Kosovës dhe dialogut lidhur me arritjen eventuale të marrëveshjes finale. Ai ka thënë se opsioni i ndarjes së Kosovës, i Dobrica Qosiqit, është projekt që nuk thuhet zyrtarisht për i vetmi për të cilin punohet dhe angazhohet politika aktuale qeverisëse në Sebi. “Është e sigurt që ai plani i vjetër që ekziston nga shkrimtari Dobrica Çosiq e edhe më parë për ndarjen e Kosovës, është në kokat e disa njerëzve. S’ kam dëgjuar Aleksandër Vuçiqin publikisht të flet për këtë, por jam i sigurt që ai këtë e ka në kokë. Tema për të cilën ai ka folur është vetëm për Asociacionin e Komunave Serbe”, ka deklaruar ish zëvendëskryeministri serb Zharko Koraq. Sigurisht që monedha e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, është menduar mirë nga Vuçiqi që të një moment të caktuar të përdoret edhe për forcimin e kërkesave secesioniste dhe autonomiste, deri në ndarje, për ta jetësuar platformën e Çosiqit e të Millosheviqit.

Ky është një paralajmërim edhe një alarm serioz për spektrin politik të Kosovës që në këtë proces të rëndësishëm të jetë shumë i vetëdijesuar dhe të jetë i bashkuar dhe jo i përçarë, për interesa të ngushta individuale politike e lakmi për pushtet, që nuk shkojnë aspak në interes por e pengojnë funksionalizimin dhe forcimin e Kosovës si shtet të qëndrueshëm e të pa cenueshëm me sovranitet. Përfaqësuesit e Kosovës në bisedimet që priten të ndodhin me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve duhet të jenë shumë unik, si pozitë dhe opozitë, dhe ti përmbahen qëndrimit të përbashkët që janë në interesin e Kosovës, që pjesët e territorit të Kosovës janë të pacenueshme, dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka konfirmua Pavarësinë e Kosovës , që u shpall me 2008-tën, që vetë Serbia e kishte ushtruar atë ankesë dhe e mori përgjigjen, prandaj përfaqësuesit tonë duhet ti përmbahen këtij vendimi të GJND-së, që të vjen deri te njohjet reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".