Dy dekada në liri, qytetarët me shpresa të humbura për shtet ligjor e drejtësi!

  • 14 August 2022 - 08:55
Dy dekada në liri, qytetarët me shpresa të humbura për shtet ligjor e drejtësi!

Shkruan: ANALISTI-Faik Krasniqi

 

Kjo është edhe arsyeja pse për më shumë se dy dekada janë larguar një numër kaq i madh i qytetarëve jashtë vendit. Një trend i tillë po vazhdon edhe sot dhe do vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Shumica e shqiptarëve nuk e kanë problem korrupsionin. Në forma të ndryshme janë pjesë e saj. E kanë problem vetëm atëherë kur ai apo ajo personalisht,  ose partia e tij apo saj nuk kanë hise në ndarjen e tortës. Ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe drejtësia janë çështje kryesore për të cilat ky vend dhe shumica e qytetarëve të këtij vendi kanë nevojë dhe vuajnë për më shumë se dy dekada. Kjo është edhe arsyeja pse për më shumë se dy dekada janë larguar një numër kaq i madh i qytetarëve jashtë vendit. Një trend i tillë po vazhdon edhe sot dhe do vazhdojë edhe në të ardhmen. Debatet duhet të bëhen për këto çështje sepse janë jetike për jetën e çdo qytetari, në mënyrë që presioni publik të bëhet më i madh ndaj politikës, ndaj atyre që vendosin për fatin tone. Nuk kam dëgjuar që një qytetar i këtij vendi është larguar me arsyetimin që Kosova nuk ka deti. Pa presion ndaj politikes nuk bëhet asnjë nga këto që i përmenda.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".