Ministri e konfirmon se e bëri këshilltar burrin e koleges së tij në Qeveri: Pa pagesë

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 16:11
Ministri e konfirmon se e bëri këshilltar burrin e koleges së tij në Qeveri: Pa pagesë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi e ka pranuar se e ka marrë si këshilltar Alban Krasniqin, bashkëshortin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se bashkëshorti i Haxhiut do të shërbejë si këshilltar i jashtëm politik i tij, ndërsa tha se ndjehet i nderuar. Ai theksoi se Alban Krasniqi do të punojë pa pagesë.

“Alban Krasniqi i bashkohet ekipit tim, si këshilltar i jashtëm politik, përvoja e tij në qeverisjen lokale është tejet e dobishme dhe për këtë arsyje ndihem i nderuam që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë duke dhënë këtë kontribut pro bono (pa pagesë), pra pa ndikuar në buxhetin e shtetit”, shkroi ministri i MAPL.


(Kosova Sot Online)