Publikohet fotografia e qytetarit nga Kosova që u godit për vdekje nga rrufeja

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 16:21
Publikohet fotografia e qytetarit nga Kosova që u godit për vdekje nga rrufeja

Në Llaushë të Skënderajt rrufeja e shkaktoi një dhimbje të paparamenduar të shtunën.

Xhavit Babaj nga ky fshat u godit nga rrufeja. Më pas u dërgua në QKUK, ku vdiq sot në mëngjes.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet nesër në mesditë.

Shaqir Uka, shef në repartin e Intensivës Qendrore, i tha më herët se përkundër përpjekjeve maksimale, nuk arritën ta mbajnë në jetë.

“Përkundër tretmanit intensiv dhe përpjekeve maksimale me mbajt në jetë nuk ka mundur t’i përballojë plagët dhe ka vdekë në orët e hershme të mëngjesit”, tha Uka.


(Kosova Sot Online)