Mediat europiane: Qyteti belg “po pushtohet” nga gangsterët shqiptarë të trafikut të kokainës

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 17:10
Mediat europiane: Qyteti belg “po pushtohet” nga gangsterët shqiptarë të trafikut të kokainës

Disa ditë më parë, periferia e Antwerp-it në Belgjikë u trondit nga një shpërthim rreth orës 4 të mëngjesit – sulmi i tretë i tillë në vetëm një javë. Si pasojë, shpërthimi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të shtëpisë që ishte objektiv.

Sulmet mund të lidhen me rivalitetin e bandave, pasi Antwerp është një qendër kryesore për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës.

“Pjesa më e madhe e kokainës që trafikohet përmes Antwerp-it besohet se vjen nga Kolumbia. Megjithatë, shqiptarët besohet se në qendër dhe është e qartë se lufta kundër drogës është ndezur.

Në shkurt të këtij viti, një gangster shqiptar me një pasaportë të falsifikuar britanike u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Antwerp, mes një beteje të përgjakshme për menaxhimin e tregtisë fitimprurëse të drogës në metropolin belg, e cila e ka shndërruar atë në kryeqytetin evropian të kokainës”, raporton EU Today.

Beldar Muça, u qëllua gjashtë herë teksa kthehej në banesën e tij nga dy vrasës, ndërsa autoritetet dyshojnë për një vrasje me porosi.

Muça, 39 vjeç, u kap nga kamerat e sigurisë në vitin 2016 duke mbajtur në dorë një pistoletë dhe duke qëlluar ndaj policisë dhe oficerëve. Ai kishte qenë në Antwerp për herë të parë në vitin 2014 duke punuar si një anëtar kyç i një bande shqiptare që vepronte brenda portit.

“I njohur historikisht për blerjen dhe shitjen e diamanteve, Antwerp thuhet se tani po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para me policinë që lufton me kartelet e drogës”, thuhet në shkrimin e medias evropiane.


(Kosova Sot Online)