Ja pse u bllokua rruga Mitrovicë-Zveçan

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 17:34
Ja pse u bllokua rruga Mitrovicë-Zveçan

Nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm rruga Mitrovicë-Zveçan është bllokuar për qarkullim të automjeteve.

Branisllav Radoviq, zëdhënës i policisë për rajonin e veriut, ka thënë për kp se deri te bllokimi i rrugës ka ardhur si rezultat i  rrëshqitjes së dheut dhe gurëve te vendi i quajtur Kërshi i Dudës.

“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ekipet përkatëse janë duke punuar në pastrimin e rrugës edhe gjatë kohës kur po raportojmë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar”, tha Radoviq.


(Kosova Sot Online)