Nis edicioni i 40-të i gjuhës shqipe, ambasadori Abbott thotë disa fjalë

  • A.P /
  • 15 August 2022 - 22:08
Nis edicioni i 40-të i gjuhës shqipe, ambasadori Abbott thotë disa fjalë

Të hënën u hap seminari i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare ku kishte pjesëmarrës edhe nga vendet fqinje.

Nisi qysh në orët e mëngjesit të së hënës.

Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare po mban edicionin e 40-të këtë vit.

Fjalimin që gjatë hapjes do të duhej ta bënte kryeministri, e bëri ministrja e arsimit Arbërie Nagavci.

Për rëndësinë që ka ky seminar foli edhe ambasadori britanik Nicholas Abbott.

Vështirësitë që u hasën për organizimin e këtij seminari i tregoi rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.

Pjesë e hapjes së edicionit të 40-të ishin edhe përfaqësues të Fakultetit të Tiranës.

Seminari do të jetë i hapur deri me 26 gusht.


(Kosova Sot Online)