Vajza e mitur shkoi në vizitë te nëna e cila s’jeton me familjen – por u rrah nga ajo

  • G.G /
  • 16 August 2022 - 10:31
Vajza e mitur shkoi në vizitë te nëna e cila s’jeton me familjen – por u rrah nga ajo

Një vajzë e mitur nga Prishtina është keqtrajtuar fizikisht nga nëna e saj.

Siç tregon Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, nëna nuk jeton në të njëjtën shtëpi me vajzën

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 15.08.2022 viktima e mitur femër kosovare ka njoftuar se derisa kishte qenë tek nëna e saj e cila jeton ndaras nga familja, ajo e kishte keqtrajtuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë. Është njoftuar njësia për mbrojtjen e viktimave.

(Kosova Sot Online)