Çfarë po ndodh, edhe sot vazhdojnë kufizimet e energjisë elektrike

  • G.G /
  • 16 August 2022 - 11:03
Çfarë po ndodh, edhe sot vazhdojnë kufizimet e energjisë elektrike

Ndonëse dje Ministria e Ekonomisë njoftoi se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, thotë se edhe sot do të vazhdojnë kufizimet e rrymës.

Buzhala tha se reduktimet po bëhen për shkak se furnizimi është duke u bazuar nga prodhimi vendor dhe nuk ka mjete për të blerë energji elektrike në tregjet ndërkombëtare.

“Ishtë planifikuar që të jepen 90 milionë euro, por ato para asnjëherë nuk janë dhënë dhe kjo e ka zhytur systemin elektroenergjetik në kolaps”, tha Buzhala për Express.

Njëjtë si ministrja Rizvanolli, edhe Buzhala tha se ky dimër do të jetë i ‘rëndë për të gjithë Evropën’.

“Reduktimet do të vazhdojnë deri në ndryshimin e parametrave. Çmimet për megavat janë rritur”, tha ai. 

(Kosova Sot Online)