Brnabiq thotë se Vuçiqi para Kurtit në Bruksel “do të luftojë për paqe”

  • S.A /
  • 16 August 2022 - 13:11
Brnabiq thotë se Vuçiqi para Kurtit në Bruksel “do të luftojë për paqe”

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se më 18 gusht në Bruksel presidenti serb Aleksandër Vuçiq “do të luftojë për paqe”.

Vuçiq do ta ketë përballë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin – në një fazë të tensionuar kur Qeveria e Kosovës ka vendosur ta zbatojë reciprocitetin me targa.

Sipar Brnabiqit, Albin Kurti “po bën veprime të njëanshme”, duke iu referuar ndalimit të referendumit serb dhe zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë.

“Kemi arritur deri këtu falë lëvizjeve të njëanshme të Albin Kurtit dhe papërgjegjshmërisë enorme të BE-së. Në prill të vitit të ardhshëm do të bëhen 10 vjet që kur shtylla kurrizore e Marrëveshjes së Brukselit, që është Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të të zbatohet sepse e gjithë BE-ja, e cila garanton se marrëveshja e Brukselit nuk mund t’i detyrojë njerëzit në Prishtinë ta zbatojnë atë. Dhe pastaj ata e hedhin topin në oborrin tonë dhe thonë “ju do të jeni fajtorë”. Dhe për çfarë?” pyeti kryeministrja serbe teksa propagandonte. 

(Kosova Sot Online )