Bëhuni gati: Një dimër i vështirë po vjen në Kosovë!

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 20:10
Bëhuni gati: Një dimër i vështirë po vjen në Kosovë!

Një dimër i vështirë do e pres Evropën e ketu nuk do të përjashtohet as Kosova.

Vendet evropiane si Britania e Madhe, Zvicra dhe Gjermania kanë njoftuar qytetarët për krizën me energjinë duke i paralajmëruar se në dimër duhet të presin, në rastin më të keq edhe ndërprerjen e rrymës.

Ndërkaq Ministrja e Ekonomisë së Kosovës Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar se dimri do jetë tejet i vështirë dhe ka bërë thirrje që qytetarët të kursejnë energjinë.

Edhe kompania për distribuim të energjisë për Kosovën (Keds) ka njoftuar qytetarët për ruajtjen e energjisë duke përdoruar alternativa të tjera.

Margarita Rashiti nga Keds, për media është shprehur se janë ndërrmarrë te gjitha masat e nevojshme që stina e dimrit të kalojë në mënyrë sa më të lehtë.

Ndërsa qytetarët po duket se e kanë gjetur mënyren për tejkalimin e kësaj krize, sipas tyre zgjidhja më e mirë është kursimi i saj.

Kriza energjetike është pasojë e çmimeve të larta dhe jostabile të energjisë në bursat ndërkombëtare. Ngritja e çmimeve mori hovin pas nisjes së pushtimit rus ndaj Ukrainës

(Kosova Sot Online)