Presidenti Begaj drekon me Krasniqin në Prizren, me Abdixhikun s’merren vesh ku të takohen

  • A.P /
  • 16 August 2022 - 19:22
Presidenti Begaj drekon me Krasniqin në Prizren, me Abdixhikun s’merren vesh ku të takohen

Përderisa presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nuk ka arritur të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për mosmarrëveshje mbi lokacionin, me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ai ka drekuar sot në Prizren.

Është vetë Krasniqi ai i cili ka bërë të ditur këtë lajm.

Ai ka njoftuar se së bashku me Begajn e kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë qëndruar sot në, siç e ka quajtur ai, kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve.

“Pasdite e këndshme në kryeqytetin historik e kulturor të shqiptarëve, në Prizren, ku drekuam me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe delegacionin e tij, të mirëpritur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Jemi një!”, ka shkruar Krasniqi.


(Kosova Sot Online)